INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes! Këto shenja tregojnë se keni probleme me shikimin

Bëni kujdes! Këto shenja tregojnë se keni probleme me shikimin

Publikuar më: 20:52 20-11-2016

Një nga shenjat më të qarta që tregon se keni nevojë për syze është pamundësia për të lexuar. Por, ka edhe simptoma të tjera të cilat paralajmërojnë se shikimi juaj po venitet. Problemet me shikimin janë shumë më të zakonshme sesa mund ta imagjinoni.

Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit. Fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin mund të shmangen ose korrigjohen. Më poshtë do të gjeni sipas nga simptomat që paralajmërojnë se keni probleme me shikimin dhe duhet të kontrolloheni menjëherë tek një okulist.

Shikim i turbullt
Vështirësi të të parit gjatë natës              
Vështirësi në përshtatjen e shikimit kur kalon nga errësira në dritë         
Vështirësi të leximit të shkronjave në kompjuter             
Tendosje apo lodhje të syrit      
Dhimbje të vazhdueshme të kokës        
Vizione të dyfishta         
Shikim i valëzuar              
Të parit e një rrethi drite gjatë gjithë kohës        
Tension të syrit

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727