INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes kur të shani Bebe Rexhën se mund t’ju ndodhë kjo gjë! E thotë vetë këngëtarja

Bëni kujdes kur të shani Bebe Rexhën se mund t’ju ndodhë kjo gjë! E thotë vetë këngëtarja

Publikuar më: 18:19 20-02-2019

Bebe Rexha ka marrë shumë kritika kohët e fundit nga ndjekësit e saj dhe pas një kohe të gjatë heshtjeje, këngëtarja shqiptare ka menduar t’i kthehet njëherë e mirë dhe t’i ‘mbyllë gojën’. “Jepi fund, gjëra të këqija ndodhin. Nuk je e veçantë vetëm se je e famshme. Njerëzit qajnë dhe lëndohen. Mos mendon që je speciale?”, i ka shkruar një nga ndjekësit për shkak të deklaratave të këngëtares ku thotë se dikur qante çdo ditë.

Bebe Rexha i është përgjigjur me shumë qetësi duke i thënë se asnjëherë nuk e ka menduar se është e famshme, së pari është një njeri si gjithë të tjerët dhe gjithmonë flet me fansat e saj.

Pas këtij ‘ngacmimi’, ajo ka vazhduar me statuset në ‘Twitter’ në formë shakaje. “Mendoj se duhet t’u dedikoj një këngë kritikuesve ‘online’, si duhet t’ja vendos titullin? Kam nevojë për ide”, ka shkruar ajo. Bebe ka pranuar se asnjë status nuk ka pasur tendeca serioze, gjithsesi ka treguar se është duke menduar për një projekt të ri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547