Apple ka pranuar një gabim në aplikacionin “FaceTime”, që ju lejon të dëgjoni shkurtimisht bisedat e personit të thirrur edhe nëse ai nuk përgjigjet. Në disa raste, iPhone i marrësit dërgon video të shkurtra pa njohurinë e pronarit.
Gjiganti i teknologjisë ka njoftuar se ka zgjidhur problemin dhe se korrigjimi do të jetë online gjatë javës. Një postim në mediet sociale tregoi për efikasitetin e FaceTime, shërbimin audio dhe video chat të Apple. Një gazetar testoi efikasitetin dhe gjeti se audio dëgjohej, ndërsa video shfaqej para se marrësi t’i përgjigjej thirrjes.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë problem dhe do të zgjidhet këtë javë”, tha një zëdhënës i Apple.
‘’Grupi FaceTime është përkohësisht i padisponueshëm’’, theksoi kompania që hodhi në qarkullim aplikacionin FaceTime më 30 tetor.