INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes! Lënda kimike e gjetur në ushqime dhe shishet plastike shkakton kancer të gjirit

Bëni kujdes! Lënda kimike e gjetur në ushqime dhe shishet plastike shkakton kancer të gjirit

Publikuar më: 10:43 04-04-2017

Një lëndë kimike e gjetur në ushqime dhe produket e përditshme plastike, mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit.

BPA është një lëndë kimike industriale dhe ekspertët thonë se është toksike dhe se njerëzit duhet të përpiqen ta shmangin atë. Por a është me të vërtetë BPA aq i rrezikshëm sa t’ju duhet ta shmangni me çdo kusht?
BPA (Bisphenol-A) është një kimikat që i shtohet shumë produkteve komerciale, duke përfshirë enët e ushqimit dhe produktet e higjienës. Ai u zbulua për herë të parë në vitet 1890, por kimistët në vitet 1950 zbuluan se ai mund të përzihet me lëndë të tjera për të prodhuar polikarbonate plastike të forta dhe elastike. Sot, lëndët plastike që përmbajnë BPA përdoren shpesh në enë ushqimi, shishe për fëmijë etj. BPA përdoret gjithashtu për të bërë rrëshirë, e cila vendoset brenda kutive të ushqimeve të konservuara me qëllim për të mbrojtur metalin e tyre nga gërryerjet ose thyerjet.

Produktet e zakonshme që mund të përmbajnë BPA janë:

-Sendet e paketuara në qese plastike,

-Ushqimet e konservuara

-Produktet higjienike për femra

-CD-të dhe DVD –të

-Elektroshtëpiaket

-Lentet e syve

-Pajisjet sportive

-Mbushjet dentare

Ia vlen të përmendet fakti se shumë prodhues tani kanë zëvendësuar BPA me Bisphenol-S (BPS) ose bisphenol-F (BPF), të cilat konsiderohen si më pak të rrezikshme. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se edhe përqendrimet e vogla të BPS dhe BPF mund të pengojnë funksionin e qelizave tona në një mënyrë të ngjashme me BPA. Artikujt plastikë që janë etiketuar me numrat e riciklimit 3 dhe 7 ose shkronjat “PC” në shumë raste përmbajnë BPA, BPS ose BPF.

Si futet në trup BPA?

Burimi kryesor është nëpërmjet ushqimit. Kjo sepse kur kutitë me përmbajtje BPA janë krijuar, jo të gjitha produktet kanë qenë të vulosura. Kjo lejon që një pjesë e këtij kimikati të përzihet me ushqimet ose lëngjet e enëve.

Për shembull, një studim i fundit tregoi se nivelet e BPA në urinë u ulën me 66% pas 3 ditëve që u shmangën ushqimet e paketuara. Në një tjetër studim ku pjesëmarrësit konsumuan supë të freskët ose supë të konservuar prej 5 ditësh rezultoi që nivelet e BPA në urinë ishin 1,221% më të larta në personat që konsumuan supë të konservuar.

Përveç kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organisation) njoftoi se nivelet e BPA në foshnjat që ushqehen me gji kanë qenë deri në 8 herë më të ulëta krahasuar me ato në fëmijët e ushqyer me shishe që përmbajnë BPA.

Mekanizmat biologjike të BPA

BPA është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen. Për shkak të formës të tij si estrogjen, BPA mund të lidhet me receptorët e estrogjenit dhe të ndikojë në proceset trupore, të tilla si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë dhe riprodhimi. Përveç kësaj, BPA mund të ketë aftësinë për të bashkëvepruar me receptorët e hormoneve të tjera, të tilla si receptorët e hormoneve tiroide, duke ndryshuar funksionin e tyre . Trupi i njeriut është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të hormoneve, dhe kjo është arsyeja pse aftësia e BPA-së për të imituar estrogjenin besohet të ndikojë në shëndet.

BPA mund të shkaktojë të tjera probleme shëndetësore si:

Sindroma Policistike e Vezores (PCOS): nivelet e BPA janë vërejtur të jenë 46% më të larta tek gratë me PCOS, në krahasim me gratë e shëndetshme.

Lindje të parakohshme: Femrat me nivele më të larta BPA gjatë shtatzënisë kanë qenë me 91% më shumë gjasa për të lindur para javës të 37.

Astma: ekspozimi i lartë ndaj BPA gjatë shtatzanisë, veçanërisht në javën e 16, është i lidhur me një rrezik rreth 130% më të lartë të astmës tek foshnjat nën 6 muaj. Ekspozimi në fëmijërinë e hershme ndaj BPA është i lidhur edhe me astmën në fëmijërinë e mëvonshme.

Mosfunksionim të mëlçisë: niveli i lartë I BPA është i lidhur me një rrezik rreth 29% më të lartë të niveleve anormale të mëlçisë.

Funksioni i imunitetit: Nivelet e BPA mund të jetë të lidhua me keqfunksionimin e imunitetit.

Funksioni i tiroides: nivelet e larta të BPA janë të lidhura me nivelet anormale të hormoneve tiroide, duke treguar funksionin e dëmtuar të tiroideve.

Funksionin e trurit: majmunët afrikanë të ekspozuar ndaj niveleve të BPA treguan humbjen e lidhjeve mes qelizave të trurit (59).

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312