Rrjetet sociale do të fillojnë të marrin masa drastike dhe platforma e komunikimit me mesazhe, WhatsApp do të ndërmarrë veprime ligjore kundër përdoruesve që abuzojnë me mesazhet.
Kompania shpreson që të ndalohet abuzimi i shërbimit të ofruar nga përdoruesit falsë, të cilët dërgojnë mesazhe në shumë numra. Deri tani këta përdorues janë bllokuar dhe u është hequr aksesi nga shërbimet e WhatsApp-it, por kompania ka vendosur që të ndëshkohen të gjithë ata që abuzojnë.
Në hapësirën e pyetje-përgjigjeve nga Facebook-u, kompania që zotëron WhatsApp-in, nga data 7 dhjetor ka publikuar se mesazhet automatike dhe abuzimet me shërbimin nuk do të tolerohen.