INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes! Në Tiranë do ketë gjoba edhe për këmbësoret

Bëni kujdes! Në Tiranë do ketë gjoba edhe për këmbësoret

Publikuar më: 18:44 16-11-2017

Policia Rrugore e Tiranës planifikon që të aplikojë gjobat për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Kjo do të kalojë në dy faza. E para do të jetë fazë këshilluese për këmbësorët, e më pas do të fillojnë të aplikohen masat administrative. 

Aksident rrugore janë fenomeni më i frikshëm në zonat urbane. Policia e Tiranës ka nisur planin për t’u vendosur gjoba edhe këmbësorëve të cilët nuk respektojnë shenjat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe nga analiza e bërë shkaqeve të aksidenteve të ndodhura ditët e fundit, ka hartuar një plan të ri masash, ku janë përcaktuar:
• Planimetria e vendosjes së shërbimeve,
• Mënyra e kombinimit të radarëve në akset rrugore të brendshme por edhe në akset nacionale që lidhen me Tiranën me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara,
• Koordinimi i shërbimeve me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke evidentuar dhe ndëshkuar në kohë, në çdo aks rrugor shkelësit e Kodit Rrugor,
• Kontrolli në mënyrë të pandërprerë me aparatin “Drager” për parandalimin e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.
Nisur nga analizimi i rasteve të fundit të aksidenteve, rezulton se kemi një shtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.
Në këtë kuadër, në zbatim të Planit Masave të Ri janë hartuar disa detyra shtesë si më poshtë:
• Vendosje e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe pikat e tjera, me qëllim monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.
Pas një periudhe të caktuar sensibilizuese e ndërgjegjësuese, Policia Rrugore do aplikojë edhe masat administrative për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.
Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Rrugore e Tiranës janë arrestuar 5 drejtues mjetesh.

Po gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 32 leje drejtimi, nga këto:

• 21 për shpejtësi tej normave të lejuara,

• 8 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

• 3 për drejtim mjeti në sens të kundërt

Janë vendour 61 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit

• 37 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

• 31 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

• 87 për shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit,
apo për mangësi të tjera teknike ose në dokumentacion.

Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë punën me rigorozitet në zbatim të Planit Masave dhe dinamikës së përditshme me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor që ata hasin gjatë përditshmërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215