INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes! Nëse e keni tejkaluar me alkoolin, ky aparat do t’u bllokojë makinën

Bëni kujdes! Nëse e keni tejkaluar me alkoolin, ky aparat do t’u bllokojë makinën

Publikuar më: 19:04 24-04-2017

Më tepër kontrolle në rrugë, ulje e mëtejshme e limitit të lejuar të alkoolit dhe përdorimin e frymë– testuesve, aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit. Janë këto disa prej masave që do të ndërmerren për parandalimin dhe minimizimin e aksidenteve të shkaktuara nga drejtimi në gjendje të dehur i automjeteve.

Strategjia për zvogëlimin e dëmeve të lidhura me alkoolin në 4 vitet e ardhshme parashikon ashpërsim të masave me qëllimin për minimizimin me gati 15 për qind të numrit të aksidenteve, duke vënë në dukje se një pjesë e ndjeshme e tyre janë të lidhura me konsumin e alkoolit nga shoferët, duke përfshirë edhe këmbësorët e dehur.

MASAT

Aktualisht përqindja e lejuar e alkoolit në gjak është 0.02 për qind. Ajo që parashikohet është ulje e mëtejshme e këtij limiti, kryesisht për shoferët e automjeteve të rënda të transportit të pasagjerëve dhe të mallrave, si dhe për shoferët e rinj në moshë ose rishtarë.

Një tjetër risi është fakti që për të rinjtë nën 21 vjeç është menduar që toleranca të jetë zero, çka do të thotë se konsumimi i alkoolit në këto grupmosha do të jetë rreptësisht i ndaluar.

Një ndër praktikat që po shqyrtohet për t’u aplikuar edhe në vendin tonë është ajo për instalimin e frymë-testuesve. Këto të fundit janë aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit.

Megjithatë, kjo është një masë që është menduar për ata të cilët në mënyrë të përsëritur janë shkelës të ligjit, sipas Panorama.al “Instalimi obligues i këtyre aparateve në makinat e ish-të dënuarve që kanë drejtuar automjet në gjendje të dehur po rezulton i efektshëm në uljen e incidencave të përsëritura”, nënvizohet në strategji.

Sakaq, parashikohet edhe intensifikim i kontrolleve nga ana e uniformave blu. “Policia mund të ndalojë të gjithë ose një pjesë të caktuar të shoferëve, ndërkohë që testi i frymëmarrjes mund të imponohet nëse policia ka arsye për të dyshuar se shoferi është i pirë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273