INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni KUJDES! Nëse ju vjen ky mesazh në iPhone-in tuaj, mos e hapni KURRË, do ju marrë gjithçka...

Bëni KUJDES! Nëse ju vjen ky mesazh në iPhone-in tuaj, mos e hapni KURRË, do ju marrë gjithçka...

Publikuar më: 17:41 19-10-2018

Përdoruesit e iPhone duhet të kenë kujdes, hakerët kanë filluar një mënyrë të re të vjedhjes së të dhënave personale. Hakerwt janë duke përdorur një mënyrë të re për të vjedhur të dhënat hyrëse në Apple, Emaili i dërguar vjen nga platforma “Spotify” dhe thotë që përdoruesi ka blerë abonimin 1 vjeçar për 115 euro.

Pastaj një link i lidhur me këtë email, të dërgon për të “rishikuar abonimin e përdoruesit” dhe duket si një faqe zyrtare e Apple. Por, në të vërtetë ky është një mashtrim dhe kur njerëzit japin të dhënat personale të tyre në këto faqe, ato të dhëna shkojnë direkt e te hakerët.

Këto të dhëna iu mundësojnë atyre të kenë qasje në fotografi, video dhe informacione të tjera personale që ndodhen në telefonin tuaj. Ky mashtrim për përdoruesit e iPhone, më së pari u zbulua në “Reddit”, nga një person i cili kishte klikuar në linkun e lidhur në e-mailin e dërguar.

Tim Sadler, themeluesi i firmës së sigurisë “Tessian” i tha tabloidit “The Sun”, që ky është një tentim klasik për të mashtruar njerëzit.

Nëse përdoruesit bien pre e mashtrimit dhe dorëzojnë detajet e tyre tek hakerët, ata i japin kontroll të plotë në informacionet personale. Këto janë të dhënat personale, si qasja në iCloud, foto, video dhe madje edhe mundësia e blerjeve mashtruese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326