INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes, nëse nuk pajiseni me këtë dokument për parkimin në Tiranë, do të gjobiteni

Bëni kujdes, nëse nuk pajiseni me këtë dokument për parkimin në Tiranë, do të gjobiteni

Publikuar më: 20:22 07-07-2017

Edhe pse mund të gjesh bosh një vend parkimi të vijëzuar me vijat e bardha pranë banesës tuaj, nëse nuk jeni të pajisur me kartën e rezidentit, rrezikoni të gjobiteni nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë.

Pulla e rezidentit ju jep mundësinë që të parkoni në vendet e dedikuara në Tiranë për banorët të cilat nuk ju duhet të paguani asgjë në këmbim. Zona 4 e kryeqytetit që është edhe qendra e Tiranës ka përfunduar me shpërndarjen e kësaj karte ndërkohë që administrata e Tirana parking po fokusohet tek zona 1 që përfshin Bulevardin Zogu i Parë rrugën e Durrësit dhe të tjera.

“Ky është një projekt që ka një prioritet, ka filluar 3 muajt e fundit të përshkallëzohet shpërndarja e pullave të rezidentit. Jemi duke shtrirë dhe përfunduar pajisjen me pullën e rezidentit për të gjithë banorët e Zonës 4 dhe ka filluar shtrirja ne zonën 1, konkretisht kemi në fazë pilot blloku tek “Kafe Flora” ku janë banorët janë pajisur me 300 karta rezidenti. Për zonën 1 duke qenë se është një nga zonat më të mëdha të Tiranës, për momentin jemi duke i pajisur banorët me vërtetim i cili është i brasavlefshëm me pullën e rezidentit.”, deklaroi për Neës 24 drejtoresha e Tirana parking, Egla Zere.

Çfarë përfitimesh ka një banor që pajiset me kartën e rezidentit?

“Nëse ju jeni rezident i zonës 1 keni të drejtë të parkoni brenda hapësirave publike në ¼ e qytetit të Tiranës” theksoi Zere.

Po sa kushton pajisja me këtë pullë dhe çfarë dokumentesh duhet të paraqisni në drejtorinë e Tirana parking?

“Karta e rezidentit është falas, të paktën deri ne fund të vitit ajo do të jetë falas. Për të përfituar pullën e rezidentit çdo qytetar duhet të paraqesë 3 dokumente; Një vërtetim banore lagje, certifikatë familjare dhe lejen e qarkullimit të mjetit.”, pohoi ajo.

Ndërkohë që për qytetarët që duhet të parkojnë me pagesë automjetet e tyre në qendrën e Tiranës kjo drejtori e bashkisë ka filluar negociatat me operatorët e telefonisë që parkimi me mesazh të jetë i mundur edhe nga abonentët që kanë ofertat mujore në telefonat celularë.

“Jemi në proces e sipër dhe shpresoj se do të marrim një dritë jeshile për ta pasur sa më të thjeshtë këtë shërbim për qytetarët e Tiranës”, tha Zere.

Modernizmi i këtij shërbimi synon edhe largimin e operatorëve të terrenit që japin bileta dore për parkimin me pagesë dhe cilësimin e tyre inspektorë të kontrollit të automjeteve që do të kontrollojnë online automjetet që kanë paguar me sms për vendparkimin që kanë zënë por edhe makinetat elektronike ne rruge.

Për të gjetur qetësinë dhe shmangur gjobat e padëshiruara në makinat tuaja gjatë ditës në Tiranë, bëni kujdes kur parkoni në parkimet të kufizuara me vijat e bardha pasi ato janë për banorët e zonës. Tirana parking prej 3 muajsh ka përfunduar së pajisuri me kartat e rezidentit zonën qendrore të Tiranës ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të zonave të tjera të aplikojnë pranë drejtorisë së këtij institucioni. Menaxhimi i parkimit me pagesë po sjell të tjera risi ku përveç parkimit me një mesazh telefonik shpejt pritet të vendosen edhe makineta elektronike.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434