INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes! Nëse udhëtoni me abone, Bashkia e Tiranës ka një njoftim të rëndësishëm

Bëni kujdes! Nëse udhëtoni me abone, Bashkia e Tiranës ka një njoftim të rëndësishëm

Publikuar më: 12:50 28-05-2017

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj shpërndarjes së aboneve në kryeqytet për muajin qershor 2017. Në një njoftim për mediat, Bashkia e Tiranës ka bërë apel që të shmanget informaliteti dhe keq menaxhimi. Bashkia thekson se abonetë duhet të jenë vetëm me një karton shoqërues.

“Me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.

Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale. Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme abonoja”, njoftoi bashkia.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213