E kush nuk do ta kishte ëndërr të ishte në një nga koncertet e Rihanna-s?
Megjithatë disa që e kanë patur këtë fat ndoshta nuk kanë ditur ta vlerësojnë mjaftueshëm? Kur situata arrin në këtë pikë nuk ka shumë probleme, pasi vetë këngëtarja është e gatshme t’ia kujtojë! Gjatë koncertit të saj të fundit, në kuadër të turit “Anti”, bukuroshja 28 vjeçare i ka paralajmëruar të gjithë të ishin prezentë, me trup e me mendje. “Nuk dua që të çoni mesazhe me të dashurit tuaj, dhe aq me pak të kërkoni për Pokemonë në koncertin tim” është deklaruar Rihanna. Pra, mesazhi është i qartë. Në rast se keni në plan të shkoni në një koncert të vajzës së keqe Riri, ndoshta është më mirë ta lini smartphonin tuaj në shtëpi.