INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni qejf! Nuk duhet të mungoni nesër në këtë event që do të mbahet në Tiranë, zbuloni për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

Bëni qejf! Nuk duhet të mungoni nesër në këtë event që do të mbahet në Tiranë, zbuloni për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

Publikuar më: 18:35 12-05-2018

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë sjell për të tretin vit radhazi Maratonën e Kërcimit me ritme, krijimtari, interpretime nga studio dhe shkolla të ndryshme të kërcimit. Rreth 1500 artistë të të gjitha grupmoshave do të ndezin atmosferën në Parkun Rinia prej orës 9:00 të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Të gjithë llojet e kërcimeve, nga populloret deri ato më modernet, ftojnë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e këtij aktiviteti. Është konceptuar si një festë e hapur për këdo që dëshiron të marrë pjesë si spektator apo protagonist në një ditë ndryshe dhe të pasur me ritme kërcimi. Për 15 orë publiku do të ketë mundësinë të shijojë artin e vallëzimit dhe njëkohësisht të bëhet pjesë e kërcimeve profesioniste.

vallez.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834