INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Benicio Del Toro: Amber Hard është manipuluese [FOTO]

Benicio Del Toro: Amber Hard është manipuluese [FOTO]

Publikuar më: 14:41 10-06-2016

Aktori  fituesi i Oskarit, Benicio Del Toro, do të dalë në mbrojtje të mikut të tij, Johnny Depp.

Ai thotë se është skeptik ndaj pretendimeve se Amber Hard është abuzuar.

“Çfarë unë di është se kanë ardhur shumë telashe nga vajza që tingëllon paksa manipuluese”,  ka thënë aktori 49 vjeçar.

“Duket sikur ka diçka që nuk shkon me atë vajzë, por nuk di ta them çfarë specifikisht”. Fakti që humbi mamanë dhe Amber firmosi për divorcin vetëm dy ditë më pas, plus që ajo kërkon para dhe pretendon se është qëlluar, janë shumë më tepër nga ç’mund të mbajë mbi shpatulla aktori Johnny Depp. Del Toro shprehet gjithashtu i habitur se si çifti erdhi deri këtu ndërkohë që thotë se i kishte parë në një darkë jo shumë kohë më parë dhe ata dukeshin mirë me njëri-tjetrin. Ai ka shtuar ndër të tjera se Johnny është  një djalë i mirë, shumë i përkujdesur dhe shumë i zgjuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038151741027832