Pesë drejtues të automjeteve të tipeve të ndryshme, të modifikuara dhe luksoze njëkohësisht janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Automjetet e shtrenjta sportive të markave të ndryshme janë ndaluar pranë Kopshtit Botanik pasi kishin përshkruar disa kilometra duke garuar mes tyre me shpejtësi disa herë më shumë se normat e lejuara. Nga verifikimet e ekspertëve rezulton se në këto mjete janë bërë ndërhyrje në sistemet e shpejtësisë duke rritur fuqinë e motorit. Burime nga policia bëjnë me dije se garat zhvilloheshin pothuajse çdo natë pas orës 23:00 duke sjellë rrezikshmëri për përdoruesit e rrugës, por edhe banorët e zonës. Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentet verifikues me masë administrative.