Serbia gjen dy raketa me eksploziv në avionin me pasasgjerë, destinacioni përfundimtar ishte SHBA
Autoritetet serbe po hetojnë të dhëna mbi një ngarkesë që do të shkonte drejt SHBA-së me 2 raketa me mbushje me eksploziv e cila u gjet në një avion me pasagjerë nga Libani drejt Serbisë.
Televizioni N1 thotë se ngarkesa u zbulua nga qentë antidrogë të shtunën pasi një avion i Air Serbia i nisur nga aeroporti i Bejrutit zbriti në aeroportin e Beogradit.
Mediat serbe thonë se sipas dokumenteve destinacioni final për raketat AGM- 114 Hellfire ishte Portland, Oregon. Predhat amerikane mund të lëshohen nga ajri, deti apo toka.
N1 raportoi të dielën se Air Serbia po ndihmon në hetime.