INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Beqaj për IN TV: 5 persona rëndë nga gripi në reanimacion [VIDEO]

Publikuar më: 14:38 06-01-2017

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një intervistë ekskluzive për IN TV deklaron se epidemia e gripit është në kulmin e saj. Në reanimacion janë 5 persona, që po luftojnë për jetën, në gjendje të rënde shëndetësore. Ndërkohë fluksi i vizitave ka kulmuar me rreth 19 mijë raste në javë. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj shifrat e fundit për kryeqytetin janë shumë të larta. Në qëndrat shëndetësore numri i vizitave ditore ka arritur rreth 1800 vetëm 24 orët e fundit dhe në spitalin infektiv dhe atë pediatrik janë vizituar rreth 500 persona nga të cilët pjesa më e madhe rezultojnë të  prekur nga virusi i gripit. Ndërsa numri i të shtruarve në QSUT kap shifrën e 70 personave nga të cilët disa janë rëndë, pasi kanë dhe sëmundje të tjera shoqëruese kronike. Ministri konfirmoi vetëm dy humbje jete nga gripi në vend deri tani. Ai lajmëron se poliklinikat do të jenë hapura dhe të djelave dhe falenderon e mjekët për përballimin e kaq shumë vizitave në ditë.
Për të mësuar më shumë të reja në lidhje me situatën e gripit në vend mund të ndiqni intervistën e plotë të Ministrit, Ilir Beqaj në edicionin  e lajmeve në ora 18.30 në IN TV.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668