Jeta private mbetet private.
Sado të hapur me fansat e tyre nëpër rrjetet sociale, shumë pak artistë zgjedhin të zbulojnë statusin e tyre "të lidhur" apo "single". Në këtë grup bën pjesë edhe reperi nga Kosova, Skivi. I ngacmuar gjatë një interviste për IN Report me Albi Isakaj rreth kësaj pjese, këngëtari është përgjigjur se është i gatshëm t'i përgjigjet të gjitha vajzave të interesuara, përmes Instadirect apo Snapchat. Ndonëse nuk e u shpreh i prerë, me përgjigjen e tij Skivi na la të kuptonim se për momentin është single. Siç e tha edhe vetë gjatë intervistës, bora në Prishtinë i ka prishur pak punë me ato "punë"!