INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berat, arrestohen 3 doganierë për kontrabandë

Berat, arrestohen 3 doganierë për kontrabandë

Publikuar më: 11:00 26-06-2016

3 ish-zyrtarë të degës doganore Berat janë arrestuar për kontrabandë me akuzën e veprës penale të kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore. Sipas hetimeve të prokurorisë ata kanë favorizuar kompaninë e letrës “Center Shqiptare” duke i fshirë asaj një detyrim prej 40 milion lekë nga sistemi tatimor i doganës.

Ndalimi u bë dje nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’, për veprën penale ‘’Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore’’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 175 dhe 25 të Kodit Penal. Në pranga kanë rënë Evis Plaku, 29 vjeç, me detyrë ish-kryetar i Degës Doganore Berat, Akion Hysi, 30 vjeç, me detyrë doganier regjimi dhe akciz në Degën Doganore Berat dhe Dhame Xhamballo, 55 vjeç, me detyrë doganier i vlerësimit në Degën Doganore Berat.

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424