Një 30-vjeçar nga qyteti i Beratit është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
Sipas informacioneve nga uniformat blu autori është Dashnor Begajn dhe viktima është një 17-vjeçare, të dy nga fshati Drenovicë, Berat.
"Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 17 vjeçe, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Vepra të turpshme” dhe ‘’Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’’, parashikuar nga nenet 108 dhe 236/1 të Kodit Penal”, njofton policia.