Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Urën Vajgurore. Të dhënat e para thonë se në aksident u përfshi makina e drejtorit të Doganës në Berat, Mirjan Prifti. Përplasja ka ndodhur midis dy automjeteve, por të plagosur në këtë aksident kanë mbetur 3 pasagjerë, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.