INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berberi 'hakmerret' ndaj 10-vjeçarit. Bën sikur i pret veshin padashje [VIDEO]

Berberi 'hakmerret' ndaj 10-vjeçarit. Bën sikur i pret veshin padashje [VIDEO]

Publikuar më: 10:05 03-08-2018

Një berber nga Florida është bërë viral në rrjet pas një shakaje që i ka bërë klientit të tij 10-vjeçar duke bërë sikur i preu pa dashje veshin. Jude Sannicandro, përdori një lëng të rremë për të imituar gjakun duke i thënë djalit se i kishte prerë pa dashje veshin. Kjo shaka vjen si hakmarrje e një shakaje që Vito i kishte bërë më parë berberit. Ai vendosi ti punonte një rreng duke i lënë një insekt në banakun e punës Sannicandos, edhe pse e dinte që ai i kishte fobi ato. Padyshim, Jude ra pre e rrengut të fëmijës. Pasi kërkoi leje nga prindërit e Vito, berberi vendosi të luante një shaka tronditëse, duke mashtruar djalin duke menduar se kishte humbur veshin gjatë një prerje flokësh. Duke përdorur një sasi gjaku të rrem, një vesh latex dhe aftësitë e tij të shkëlqyera, Jude arriti ta bëj shakanë që të dukej si e vërtetë. Ai bën sikur aksidentalisht i pret veshin Vitos.Në videon e bërë virale , Jude paralajmëron djalin: "Kini kujdes, kjo është një e vërtetë e mprehtë, OK?" Para se të shtojë: "Oh mos lëviz." Pak më vonë Vito pyet me shqetësim: "A po gjakosem?". Jude përgjigjet: "Hmm ndoshta pak." Pastaj gjaku rrjedh dhe berberi i kërkon djaloshit që duhet të thërras një ambulancë. Në fund Vito, i tregon 10-vjeçarit se gjithçka është në rregull, por e këshillon. “Ki kujdes se kujt i bën truke në të ardhmen”.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061