INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri aksident me makinë? Çfarë i ndodhi vërtet Vera Grabockës, reagon Alketa Vejsiu, ja çfarë thotë [FOTO]

Bëri aksident me makinë? Çfarë i ndodhi vërtet Vera Grabockës, reagon Alketa Vejsiu, ja çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 15:39 25-09-2018

Mbrëmjen e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se regjisorja Vera Grabocka kishte bërë aksident dhe ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi kishte thyer këmbën.

U tha gjithashtu se Vera nuk ka mundur të ishte e pranishme gjatë provave të "Dance With me" për disa ditë. Por e vërteta është ndryshe dhe këtë na e tregoi Alketa Vejsiu me anë të një postimi në Instagram ku thotë se Vera është si kokrra e mollës dhe se ndrydhja e kaviljes ndodhi gjatë ecjes së saj të përditshme në pyll.

“Vera Grabocka është si kokrra mollës! Ka ndrydhur pak kaviljen se s’mund të heqë dorë nga rituali i ecjes çdo ditë në pyll! Por vertikalen mbi shpatulla e bën më mirë se balerinat!? Dje përfunduam Natën e Dytë në Dance With Me Albania dhe po ju them dhe një sekret tjetër; Nëse Vera nuk do të ishte në regjine televizive dje, unë nuk do të dilja në program! Vera në komandën e produksionit me kaviljen e ndrydhur si normalisht vijon jetën dhe punën! #kujdesmetitujt”.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098