INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri Arta Nitajn për të qarë me deklaratën për ‘Dubai Porta Potty’, ja çfarë thotë Amarda Toska për komentet e Ermalit

Bëri Arta Nitajn për të qarë me deklaratën për ‘Dubai Porta Potty’, ja çfarë thotë Amarda Toska për komentet e Ermalit

Publikuar më: 14:27 23-09-2022

Sipas Amarda Toskës, partneri i saj, Ermal Mamaqi është shumë i përgjegjshëm për ato që thotë publikisht.

Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe dikush e ka pyetur nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?” Një pyetje që duket  një referencë ndaj situatës së fundit ku u përfshi aktori. .

Amarda thotë se Ermali thotë troç atë që mendon dhe ndonjëherë ka edhe të lënduar nga kjo.

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.”– shkruan ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0018091201782227