INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri bujë të madhe, zbulohet arsyeja e ndares së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Bëri bujë të madhe, zbulohet arsyeja e ndares së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Publikuar më: 10:29 16-04-2021

Përfliteshin prej kohësh që janë ndarë por vetëm një ditë më parë, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmuan se kanë ndarë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin duke thënë se kanë mbetur miq të mirë.

Thuhej gjithashtu se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin spekulimet se Rodriguez e ka tradhëtuar këngëtaren me Madison LeCroy. Ditë më parë, ata u shprehën se po punojnë me njëri-tjetrin, por në të vërtetë cila ishte arsyeja që mori fund gjithçka?

Lopez u nda nga i fejuari pasi besimi i saj është thyer pas thashethemev për tradhti.

Burime për “E! News” thanë se ylli i muzikës nuk ka qenë e lumtur kohët e fundit dhe më në fund ndihet në paqe me vendimin e saj.

''Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër.”, tha burimi.

51 vjeçarja ka qenë e fejuar me ish basketbollistin për më shumë se dy vjet dhe të lidhur për katër vite.

“Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur.”, shtoi burimi. Megjithatë, pavarësisht ndarjes thuhet se këngëtarja vazhdon ta mbajë akoma unazën 1.8 milion dollarëshe që ish lojtari i dhuroi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326