Dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, pasditen e së shtunës kanë bllokuar furrën e një shqiptari, vetëm pse ai ishte shfaqur në Facebook, me një foto ku bënte shqiponjën.
Vitrina e lokalit në pjesën e tij të jashtme është mbushur me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb. Në to bëhet thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.
“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty. Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë.