INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri gjestin e pahijshëm në fund të lojës kur mbajti topin, flet Zhegrova: Unë jam krenar që...

Bëri gjestin e pahijshëm në fund të lojës kur mbajti topin, flet Zhegrova: Unë jam krenar që...

Publikuar më: 21:51 29-05-2018

Pas përfundimit të miqësores mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku kuqezinjtë humbën 3-0, ka folur Edon Zhegrova, i cili mundi të shënojë gol ditën e sotme.

Dy gola në 3 ndeshje, në një moshë kaq të re? Çfarë po ndodh?

Ekipi ka bërë një ndeshje mjaft të mirë në të dyja pjesët. Në fund puna na u shpërblye.

Merita e trajnerit Shaland për aktivizimin…

Jam shumë i lumtur që ai më ka dhënë mundësinë. Është një ndjenjë e veçantë të luaj për shtetin tim. Mundohem që të jap maksimumin.

Për golin, a ishte një kundërpërgjigje për Panuçin?

Nuk ishte kundër Panuçit ose ekipit të Shqipërisë. E shënova për shtetin tim, nuk ishte kundërpërgjigje. Unë jam krenar që shënove për shtetin tim. Këtë gol ia u dedikoj të gjithë tifozëve, familjes dhe gjithë shtetit të Kosovës.

Dua të kërkoj falje për veprimin që bëra në fund. Nuk ishte me qëllim të keq kundër Shqipërisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024809837341309