Arjon Luli ish kandidati i “Përputhen”, trazoi jo pak ujërat në spektakël, pas publikimin të disa fotove me Anën në shtrat, duke pretenduar se kishin një marrëdhënie së bashku.
Edhe pse Ana e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, Arjoni tha se ata kanë qenë bashkë më shumë se një herë dhe se ai vendosi ta tregonte këtë histori, pasi nuk donte që dikush tjetër të binte pre e Anës, ashtu siç kishte rënë edhe ai.
Por edhe pas këtyre deklaratave, Arjoni vazhdon të habisë fansat, këtë herë ai shfaqet bashkë me modelen Serena Sula, ku ka postuar në story edhe fotot seksi.
Ai dhe Serena pozojnë të dy brenda në vaskë dhe duken shumë të afërt me njëri tjetrin.
Fotot janë postuar nga Serena ndërsa krahas tyre ajo shkruan: “Mua babagjyshi ma solli dhuratën para kohe”, ndërsa i bën tag Arjonit.