Pas shumë kohë suspane edhe përgatitjeje për një surprizë të madhe Luana publikoi bashkëpunimin e saj me Faydee' Yalla Habibi'.
Dhe sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kënga shënoi rekord klikimesh dhe gjithashtu i siguroi Luanës dhe Faydee një nominim në eventin e rëndësishëm muzikor në New York.
Mirëpo, xing.al ka vënë re fenomenin e çuditshëm që ka ndodhur me komentet në kanalin në YouTube ku është publikuar kënga, të cilët janë pothuajse të përsëritur.
Adresa me emra të ndryshëm kanë komentuar të njëjtën gjë.
Përveç kësaj, në sy bien edhe komentet e tipit: “Natën e mirë”, Kalofsh një fundjavë të mirë” ose “Faleminderit”, të cilat nuk kane shumë lidhje me këngën.
Nuk dihet nëse komentet janë pjesë e ndonjë programi të paguar apo ‘spam’ për të cilat moderatorja Luana Vjollca dhe Faydee nuk janë në dijeni.