Dueti i Dhurata Dorës me reperin algjerian Soolking vazhdon të bëhë 'namin' kudo.
Deri më tani ka arritur plot 62 milionë klikimë në Youtube.
'Zemër' është kthyer në një hit të padiskutueshëm, sa që dëgjohet kudo dhe këndohet nga të gjithë.
Mirëpo një lajm i ri vjen nga Dhurata, e cila me sa duket ka realizuar një tjetër bashkëpunim, por këtë herë me një reper gjerman, Moe Phoenix.
Kënga ka përfunduar, ndërkohë pritet të xhirohet videoklipi.
Të gjithë janë kuriozë për suksesin e radhës të Dhuratës...