INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri ndërhyrje në gjoks, Roza Lati rrëfen ndjesitë e para [FOTO]

Bëri ndërhyrje në gjoks, Roza Lati rrëfen ndjesitë e para [FOTO]

Publikuar më: 21:26 10-03-2017

Pak ditë më parë, Roza Lati, moderatorja dhe vajza e aktores së njohur Rita Lati, iu nënshtrua një ndërhyrjeje për zmadhimin e gjoksit, i cili është përfolur aq shumë si para ashtu edhe pas ndërhyrjes. Ajo nuk e ka aspak problem të tregojë karakterin e saj “moskokëçarës” sa herë i jepet mundësia, por e ftuar në emisionin “Rudina”, Roza ka treguar edhe merakun e vogël që i mbeti pas kësaj.

E pyetur se si ndihet tani që masës i ka shtuar edhe një numër, Roza tregon se akoma nuk e ka kuptuar këtë plotësisht: “Mami më thoshte që me gjoks të madh do të ndihesh më feminile, kishte ardhur koha të hiqja dorë nga të bërit fëmija i keq, por unë akoma nuk e kuptoj dot plotësisht, sepse kam akoma pak dhimbje. Pres të marr veten plotësisht për ta kuptuar”, – tregon ajo.

Qëllimi i vërtetë i kësaj ndërhyrjeje?

 “Unë jam personazh publik, jam në showbiz dhe bëj përpjekje maksimale për t’u përmirësuar dhe për t’u dukur bukur para publikut. Akoma nuk e kam ndier, se koha është shumë e shkurtër, por pres të kem një pamje më të bukur me dekolte. Ҫdo gjë e bëj në të mirë të profesionit tim…” – tregon Roza.

Megjithatë, nuk lë mënjanë as sikletet e ditëve të para. Ajo tregon se e ëma, aktorja e njohur Rita Lati – një ndër nxitëset më të mëdha për këtë ndërhyrje - e ka ndihmuar shumë ditët e para kur ishte akoma e fashuar.

Por nuk nguron të tregojë edhe një “pendesë” të vogël: “Kam pasur akoma dhimbje… Aq sa thosha me vete: o Zot, pse nuk më tha njeri sa shumë dhemb? Sikur ta dija kështu, nuk do ta kisha bërë… “ – shton ajo, por pa mohuar se tani ndihet më feminile dhe më bukur me dekolte. Vetëm se… reҫipetat ende nuk i ka ndërruar, përveҫ disave që ia kanë bërë dhuratë mikeshat: “Pres të më kalojë faza e enjtjes dhe pastaj të shoh sa është numri i ri…”

 

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387