INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri një tatuazh, 30-vjeçarja përballet me dhimbje të tmerrshme për 3 vjet

Bëri një tatuazh, 30-vjeçarja përballet me dhimbje të tmerrshme për 3 vjet

Publikuar më: 10:47 20-06-2018

Nëse keni një sistem imunitar të dobët, kini kujdes në bërjen e tatuazheve pasi ekziston rreziku i komplikimeve, siç ndodhi me një skoceze tridhjetë vjeçare. Vajza kishte bërë një transplant të dyfishtë të mushkërive në vitin 2009. Filloi të vuante nga dhimbja kronike në gju dhe në kofshën e majtë në vitin 2015 vetëm pak ditë pasi kishte bërë një tatuazh në këmbë. U deshën tre vjet për të liruar atë nga dhimbja, siç tregojnë mjekët në spitalin e Glasgos për gazetën mjekësore britanike. Sistemi i saj imunitar u dobësua nga medikamentet që ajo duhej të merrte pas transplantimit. Disa vjet më parë ajo kishte bërë një tatuazh në këmbën e saj të djathtë dhe nuk kishte pasur probleme, por në rastin e dytë, gjërat shkuan ndryshe. Menjëherë pas bërjes së tatuazhit ajo filloi të kishte një acarim të lehtë të lëkurës (e cila nuk është e pazakontë), dhe për 9 ditë me radhë dhimbje shumë të forta në gju dhe në këmbën e majtë, të cilat pavarësisht marrjes së medikamenteve nuk kaluan. Dhe 10 muaj më vonë, ajo viziton departamentin e reumatologjisë, por rezultatet e testimit janë negative, ndërsa një biopsi muskulore zbulon një inflamacion kronik të muskujve (ose muskujve miopatike). Një çrregullim, shkaqet e të cilit shpesh janë të panjohura, por që në këtë rast mjekët e lidhën menjëherë me tatuazhin, efekti i të cilit është përkeqësuar nga një sistem imunitar i dobësuar. "Nuk ka asnjë provë për të provuar përfundimisht marrëdhëniet shkak-efekt, por koha dhe vendi ku simptomat janë shfaqur janë të lidhura me tatuazhin. Por mund të ketë edhe shkaqe të tjera të mundshme” shkruajnë mjekët në raport. Ky është rasti i parë i dokumentuar i miopatisë, inflamacion që zhvillohet pas bërjes së një tatuazhi tek një person me imunitet të dobët. Ata që marrin medikamente për sistemin imunitar, që kryejnë një transplantim, që kanë sëmundje autoimune si; lupus ose artrit reumatoid, dhe personat që kanë sistem të dobësuar nga sëmundjet kronike si diabeti, duhet ta mendojnë dy herë para se të bëhet një tatuazh.

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559