INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri publike lidhjen e saj, Enca reagon ndaj komenteve negative për partnerin: Pse i bardh, pse i zi...

Bëri publike lidhjen e saj, Enca reagon ndaj komenteve negative për partnerin: Pse i bardh, pse i zi...

Publikuar më: 14:38 11-07-2023

Enca dhe partneri i saj, Mickey Neblett, vendosën të bëjëe publike lidhjen e tyre sot, me këtë të fundit që postoi një video në Instagram-in e tij, ku cifti dukeshin mjaft të dashuruar dhe më në fund pranuan historinë e tyre të dashurisë.

Megjithatë, kjo nuk është mirëpritur nga disa fansa të këngëtares dhe jo vetëm, që si gjithmonë kanë pasur dicka negative për të thënë, këtë herë për ngjyrën e lëkurës së partnerit të saj, po ashtu edhe për "statusin" e tij. Në lidhje me këto komente që ka vënë re në rrjete sociale, Enca ka zgjedhur të reagojë me anë të një InstaStory, teksa shkruan:

“Pse i bardh, pse i zi? Pse i huaj, pse malok? Pse plak, pse i ri? Pse te pasur, pse te varfer… Me pak urrejtje. Me shume dashuri. Ju premtoj qe jeta eshte shume e bukur kur jeton per veten”

Një mesazh shumë i qartë ky që tregon jo vetëm se artistja është mjaft e lumtur me partnerin, por edhe jep një këshillë të vlefshme për të gjithë ata që e ndjekin.

Article Logic
Execution time: 0.0019347667694092