INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri seks në Big Brother, Miss-i shqiptar zbulon shifrën e çmendur: Ja sa më kanë ofruar për një natë, mes tyre dhe politikanë [FOTO]

Bëri seks në Big Brother, Miss-i shqiptar zbulon shifrën e çmendur: Ja sa më kanë ofruar për një natë, mes tyre dhe politikanë [FOTO]

Publikuar më: 09:30 15-10-2017

Ajo është zgjedhur Miss Albania në vitin 2014 dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss Ëorld ku është renditur ndër 10 më të mirat në votimn e publikut. Pas kësaj eksperience, Xhensila Pere konkuroi në Big Brother 8 duke provokuar audiencën me sensualitetin e saj si dhe i çuditi të gjithë kur bëri seks brenda në shtëpi.

Ajo njihet për deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe të njejtën gjë ka bërë në emision “Thumb”.

Në kolltukun e së ftuarës, Xhensila ka rrëfyer detaje nga jeta e saj dhe planet në të ardhmen. Dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur Xhensilën nëse mund të tregojë publikisht ofertën më të çuditshme apo të pacipë që mund t’i kenë bërë ndonjëherë. Si gjithmonë e sinqertë në atë që thotë Xhensila ka treguar një rast konkret:

“Tek Unë ka ndodhur. Më ka shkruajtur djali i një biznesmeni në Zvicër. Kishte hotelin e vet. Më tha do kesh suitën, gjëra mëse normale. Më ofroi diku tek 250 mijë euro vetëm për një natë. Dhe e bukur ishte fjalia e  fundit: Më pas do të flesh vetëm në suitë. “-ka treguar ajo.

Vajzat e kanë pyetur gjithashtu nëse në këtë grup bëjnë pjesë dhe politikanët.

“Edhe ata nëna i ka “pjellë”. Ata maten sepse e dinë që unë herët a vonë e nxjerr. Unë po nxjerrë dy gishta për ta treguar. Mund ta merrni për PD , mund ta merrni edhe për PS. Ata të LSI-së nuk janë të ndershëm, thjesht mua Skrapari më ka ardhur në majë të hundës.”,- ka treguar Xhensila.

XHENI.png

Article Logic
Execution time: 0.0028290748596191