Ilda Bejleri është kthyer padyshim në një nga emrat më të përfolur të shtypit rozë shqiptar në këto momente.
Përveç se një gazetare sportive me shumë eksperiencë mbi supe, Ilda ka qenë për shumë vite edhe imazhi kryesor I spoteve të Digitalb.
Mirëpo këto ditë qarkulloi lajmi se gazetarja ishte drejt largimit nga kjo platformë për shkak të një sherri me komentatorin e mirënjohur Dritan Shakohoxha.
Lidhur me këto lajme vetë Ilda vendosi mos të fliste, mirëpo mbrëmjen e djeshme ajo u fotografua nën shoqërinë e Ed Manushit, dhe menjëherë nisën aludimet se Ilda do të jetë sezonin e ardhshëm në 'Procesin Sportiv' në Top Channel.
Siç duket lajmet e largimit të saj nga Digitalb janë të vërteta dhe këtë gjë e ka konfirmuar pak minuta më parë edhe miku i saj, blogeri Olti Curri nëpërmjet një postimi.
Ai ka publikuar një foto ku shihet pranë Ildës dhe në përshkrim të fotos ka shkruar: “Duke festuar me Ilda Bejlerin rrugëtimin e ri me një super projekt”, duke lënë të kuptohet kështu se Ildën do e shohim në Top Channel.