INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri shqiponjën në Eurovision, Anxhela Peristeri ''tërbon'' serbët, ja ç’shkruajnë!

Bëri shqiponjën në Eurovision, Anxhela Peristeri ''tërbon'' serbët, ja ç’shkruajnë!

Publikuar më: 10:38 19-05-2021

Nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Conest, ka përfunduar.

Këngëtarja Anxhela Peristeri, që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar. E, pikërisht ky veprim i këngëtares shqiptare ka revoltuar mediat serbe. Ato e kanë quajtur veprimin si një skandal, dhe si një provokim i turpshëm nga ana e përfaqësueses së Shqipërisë.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para mediave dhe treguan simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të ashtuquajturën ‘shqiponja dykrenore’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, shkruajnë mediat serbe.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014