Modelja Afërdita Dreshaj i është nënshtruar testit për COVID-19 dhe përgjigjen e ka publikuar në instagram. Fatmirësisht modelja nuk rezulton pozitive dhe këtë e vërtetoi përmes përgjigjes së tamponit që ka kryer së fundmi.
“Negative, pa Corona”, shkruan Afërdita krahas testit duke treguar kështu se fatmirësisht nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Modelen e kemi parë së fundmi me pushime në Miami tek i njëjti resort ku dy vite më parë kurorëzoi në martesë dashurinë me Jakub.