INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri tatuazh Kosovën, por Gashin nuk e lënë të qetë fansat: ‘’Po mban në trup emrin e Serbisë…’’[FOTO]

Bëri tatuazh Kosovën, por Gashin nuk e lënë të qetë fansat: ‘’Po mban në trup emrin e Serbisë…’’[FOTO]

Publikuar më: 19:33 14-05-2019

Gashi edhe pse është bërë tashmë një reper me famë botërore dhe ka pasur bashkëpunime shumë “yje” të industrisë muzikore, përsëri nuk e harron vendlindjen e tij Kosovën dhe kombësinë shqiptare.

Së fundmi ai ka bërë një gjest vërtet të admirueshëm.

Në trupin e tij tashmë gjendet një tatuazh në të cilin lexohet qartë emri “Kosovo”, si dhe më poshtë një çifteli e vogël emblemë e folklorit tonë popullor.

Mirëpo, iconstyle.al ka vënë re se në këtë foto kanë vërshuar plot kritika për reperin, pavarësisht dëshirës së mirë të reperit me këtë tatuazh.

Pjesa më e madhe e komenteve janë të tipit: “Duhet ta shkruaje ‘Kosova’ në shqip, jo ‘Kosovo’ në anglisht!”

Po ashtu nuk ka munguar edhe një tjetër koment nga një ndjekës i cili i shkruan: “Kosovo është një emër serb, jo shqiptar.

Emri i vërtetë i Kosovës është Dardania. Kosovo do të thotë mëllenjë (zog i zi) kështu që ti po mban një emër serb, tatuazh në lëkurën tënde.”

Gashi ka preferuar heshtjen në këtë situatë, pa reaguar në komente siç zakonisht bën.

ga.jpg

kos.png

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998