Luiz Ejlli zgjodhi që 1-vjetorin e njohjes me Kiarën ta "festonte" duke i bërë një dedikim special, duke gdhendur portretin e gruas së tij në krah. Një tatuazh që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, teksa ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar punën e bërë, duke thënë se nuk i ngjan aspak Kiarës. Madje, janë përmendur edhe personazhe të tjera që ngjasojnë me fytyrën në tatuazh, teksa Luizi ka zgjedhur të reagojë pa shumë zhurmë.
Në një postim në Instagram, këngëtari ka treguar një gjysmë foto të Kiarës dhe tatuazhit dhe duke falenderuar tatuazhistin ju ka kthyer përgjigje njëherë e mirë të gjithë skeptikëve, se në të vërtetë është fiks gruaja e tij.