Kjo video bëri xhiron e rrjetit sot dhe siç duket Chiara dhe Fedez do të na ngatërrojnë shpesh. Bashkëshorti i blogeres, Chiara Ferragni, postoi një video ku kjo e fundit shihet me djalin e tyre Leo të ulur në tavolinë me laptopin para.
Në një moment Fedez i flet për lajmin e ndarjes së Cardi B nga Offset, ndërsa më pas i drejtohet vogëlushit: “Shkruaj një artikull për Noizy-n. Ke moshën e duhur për të shkruar një artikull për Noizy-n”.
Të gjithëve na u duk sikur lajmi ishte për reperin shqiptar, por e vërteta qenka ndryshe dhe për këtë duhet të falenderojmë Klean.
Bukuroshja e ekranit shqiptar tha për intv.al se bëhet fjalë për një portal në Itali që e ka emrin Noisey dhe jo për reperin shqiptar.