Flori Mumajesi dhe Fifi janë dy ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar dhe nëse kishit dyshime, kjo u pa fare mirë në edicionin e “Kënga Magjike”. Mirëpo para pak javësh ata bënë “lëmsh” gjithë fansat e tyre pasi qarkulloi një video ku ata shfaqeshin duke përformuar një këngë të Florit dhe të gjithë dyshuan nëse janë miq apo diçka më shumë.
Ata nuk kishin reaguar ende lidhur me këtë video dhe Fifi foli për herë të parë në emisionin e Roza Latit. Këngëtarja e talentuar tha se fiksimi i saj kur ka qenë e vogël ishte Flori Mumajesi, por edhe pse tha që marrëdhënien e tyre do na e lejë si pikëpyetje, ajo u shpreh se s’ka gjë mes tyre.
Fifi tha që nuk janë puthur, por kur Roza tha që i ke prekur mustaqet, ajo e pranoi frëngjisht pasi tha “Oui”.
"Përveç se jemi shokë, dy artistë dhe dy njerëz shumë të ngritur artistikisht, asgjë më shumë s'ka. Por juve dua t'jua lë kështu si pikëpyetje", tha Fifi.