INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: 600 mijë vetë, po çahet Tirana. Ironizojnë komentuesit: Bëji mirë llogaritë

Berisha: 600 mijë vetë, po çahet Tirana. Ironizojnë komentuesit: Bëji mirë llogaritë

Publikuar më: 13:29 13-05-2017

Protesta e opozitës duket se është shoqëruar edhe nga diskutimi për numrin e pjesëmarrësve në protestë. Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkruar në Facebook “600 mijë vetë, po çahet Tirana”. Po duket se kjo deklaratë e ish-kryeministrit Berisha nuk është pritur mirë nga komentuesit, të cilët, nuk kanë nguruar të ironizojnë. Ka nga ata komentues, që shkruajnë se Berisha nuk di të bëjë mirë llogaritë, e se do ketë qenë dobët në aritmetikë, ndërsa të tjerë akuzojnë se kanë fakte konkrete se pjesëmarrësit në protestë janë paguar nga Partia Demokratike për t’u bërë pjesë e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781