Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se di si të thyejë rekorde në sporte. Duket se pas notit Berisha i është përkushtuar ecjes. Këtë të diel lideri historik e demokratëve ka vendosur një tjetër rekord. Ai ka fituar një “çmim” nga aplikacioni Fitbit, e më pas këtë e ka postuar edhe në Facebook. “8000 kate, ne re! Çmim i veçante ne nje moment te veçante nga Fitbit! sb”, ka shkruar ai.