Ish-kryeministri Berisha drejtuar shumë pyetje ironike Drejtorit të Policisë, Haki Çako për takimin elektoral të PS-së ditën e djeshme. Më 18 maj Policia e Shtetit publikoi një raport ku saktësonte se sa mjete nga jashtë Tiranës kishin ardhur për në protestë. Për këtë arsye Berisha e pyet nëse i ka numëruar autobusët e PS-së që sollën pjesmarrës në mitingun e Ramës.
Ja ç’shkruan”
“Një pyetje për të “depolitizuarin” Çako! Sa autobuza, mikrobuza, automjete të tjera sollën dje nga rrethet pjesmarrësit në mitingun e Ramës. Apo i ke sekret ato të PS??”