INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha bën thirrjen e fortë: Po hyri PD në zgjedhje me Ramën është vetëvrasje, duhet grusht shteti kundër tij

Berisha bën thirrjen e fortë: Po hyri PD në zgjedhje me Ramën është vetëvrasje, duhet grusht shteti kundër tij

Publikuar më: 21:59 13-09-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk opozita nuk mund të hyjë në zgjedhje pa rrëzuar Ramën nga pushteti, duke thënë se nuk duhet të hyjë në zgjedhje.Berisha tha se mbizotëron një frikë te qytetarët dhe se janë zhdukur katër djem nënash dhe për këtë policia nuk bën gjë. Ish kryeministri deklaroi se 2 të zhdukurit në Vlorë kanë bërë deponime në polici dhe u zhdukën menjëherë pasi kanë bërë deponimet

‘Me vota Edi Rama nuk ikën kurrë, duhet nxjerrë nga zyra dhe është e pamundur të bësh sot zgjedhje në Dobraç. Opozita ime do ta kishte nxjerrë Ramën nga zyra. Në kushtet e grushtit të shteti, çdo mjet pranohet dhe nuk ka zgjedhje, opozita duhet të rrëzojë Edi Ramën. Vettingu duhet bërë nga poshtë lart, jo e kundërta.

Është gabim të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën dhe i them qytetarëve të marrin përgjegjësitë e tyre’ u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri i propozon Ramës që t’i bëjnë vetting-un njëri-tjetrit, me dokumente. Sakaq, shtoi se personalisht nuk u trembet as 100 ‘vetingjeve’.

“E ftoj Edi Ramën t’i bëjmë vetting-un njëri-tjetrit. Si të dojë ai, me dokumente, pse jo? Sa bën qeramanin për t’u mbrojtur, më mirë të dalë në shesh të burrave dhe t’i marrim një nga një”, propozoi Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002