INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha deklaratë në oborrin e kuvendit…Akuza Ramës!

Berisha deklaratë në oborrin e kuvendit…Akuza Ramës!

Publikuar më: 14:11 04-03-2016

Deputetët nuk kanë hyrë ende në senacë në pritje të mbylljes së negociatave mes PS dhe PD dhe për këtë vonesë ka reaguar Ish –kryeministri, Sali Berisha. Ai nga oborri i parlamentit ka akuzuar drejtpërdrejt, Edi Ramën se po bllokon negociatat për aktet nënligjore për Dekriminalizimin, pasi ai nuk dëshiron zbatimin e këtij ligji.

Deklarata e Berishës:

Negociatat i drejtori me telefon grupi i gatshëm i kriminelëve, të cilët nuk duan kurrësesi të largohen nga parlamenti.T’u tregosh shqiptarëve se çfarë bënë këta, është e turpshme ajo që bënë. Do të tregohet në formular jo vendi ku banon, por vendi ku jeton. Pastaj kundështojnë me forcë të mos përdoret termi indicie, një term i zakonshëm në jurisprudencë. E kanë mbajtur për 5 orë komisonin peng për këtë fjalë. Pasi u detyruan të dorëzohen me këtë, kanë gjetur një modalitet tjetër, me të cilin e bllokojnë në mënyrë përfundimtare proçesin. Ka një proçes verifikimi të dokumentave, që vijnë nga palët e huaja në Shqipëri. Ka një praktikë, ka një zyrë, e cila bazuar në ligj, kryen proçesin. Kjo zyrë është në Prokurorinë e Përgjithshme. Zotërinjtë kërkojnë që prokurori, pasi merr këtë dokument duhet t’i referohet Kodit të Procedurës Penale. Kodi përcakton çështje, që faktikisht i japin prokurorit atribute të gjyqtarëve. Ne e kundështojmë, pasi ne i njohim të drejtën çdo njeriu dhe kurrë s’na shkon mendja t’ia mohojmë, të shkojë në gjykatë me këtë vendim administrativ dhe të kërkojë të drejtën e tij. Grupi Xhafa, kunati i Mrikës, Dvorani, çfarë kanë cuar në Venecia? Kanë dërguar që gjykatësit prokurorët, ndaj të cilëve merret masë disiplinore, nuk kanë të drejtë të shkojnë dhe të ankohen në gjykatë, çka është shkelje te të drejtave të njeriut, e Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është diktatoriale, staliniste. Vetëm në diktaturë mund të imagjinoheshin nene të tilla. Këta të gjithë do të kenë të drejtë të shkojnë në gjykata. Por vendimi administartiv merr evakuiletimin e veprës penale, pastaj është gjykata që vendos. Pse e bëjnë këtë. Sepse kanë gjetur nene që thonë: vendimi nuk duhet të jetë diskriminues.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547