Ata që të dy dallohen për aksesin e madh që kanë në rrjetet sociale dhe dita e pare e muajit tetor kështu ka nisur për dy politikanët, Kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Këto dy postime të tyre në Facebook bëhen pikërisht teksa pritej të niste protesta e aktivistëve kundër importit të plehrave.
Rama ka postuar një foto duke qeshur me të madhe, ndërsa në krah të tij qëndron një djal i vogël. Në një ditë si kjo, kur qytetarët do të protestojnë kundër tij përpara Kryeministrisë, Rama preferon ta marrë me të qeshur.
Sali Berisha nga ana tjetër nuk ka se si të mos i mëshojë ndotjes së ambientit dhe rreziqeve që kjo sjell për njerëzit. Ai ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Gramshi për furrat e gëlqeres.