INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Berisha dhe Ruçi përplasen në parlament për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje [Video]

Publikuar më: 17:31 26-01-2017

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, një kërkesë kusht e partive opozitare ishte kryefjala e debatit mes shumicës dhe opozitës në sallën e kuvendit. Peshën kryesore të tij e mbajtën ish-kryeministri Berisha dhe kreu i grupit të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi. Sipas Berishes mazhoranca e refuzon votimin elektronik për të realizuar vjedhjen e radhës të zgjedhjeve. Në kundërpërgjigje të akuzave të demokratëve, kreu i Grupit Kuvendor Socialist Gramoz Ruci shprehu gadishmërinë për të pranuar këtë propozim, në rast se OSBE ODIHR i jep dritën jeshile përdorimit të teknologjisë në zgjedhje. Për opozitën përdorimi i teknologjisë së zgjedhjeve eleminon vjedhjen e votës, ndërsa shumica ngriti pyetjen se përse ky proces nuk u realizuar në 8 vitet e qeverisjes së vendit nga demokratët.

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152