INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Djemtë zhvilluan lojë shumë të mirë, shpresoj që këto pikë të na japin kualifikimin

Berisha: Djemtë zhvilluan lojë shumë të mirë, shpresoj që këto pikë të na japin kualifikimin

Publikuar më: 23:05 19-06-2016

Padiskutim që për këtë ekip është një siguri më vete. E mbajti portën e paprekur sonte, duke ndihmuar në këtë fitore historike. Portieri Etrit Berisha ka lavdëruar të gjithë shokët e ekipit të tij për lojën fantastike të bërë.  Ai tha se ekipi e meritonte pas 2 ndeshjesh ku rezultatet nuk kanë qenë të duhurat.

“Kemi treguar lojë mjaft të mirë, dhe krijuam shumë raste të mira. Kaluan si kaluan dy ndeshjet e para dhe nuk dua t’i komentoj ato humbje. Shpresoj që këto pikë të na japin kualifikimin. Lojën e kishim nën kontroll, pasi edhe ndeshja me Francës djemtë ishin të vëmendshëm dhe të përqëndruar që deri në minutën e fundit të ruanim lojën por nuk mundëm. 5 minutat shtesë më janë dukur si 50”.

 “Në këtë ndeshje nuk patëm asnjë rrezik. Ne të tre ndeshjet i luajtëm shumë mirë. Mbrojtja, mesfusha e sulmi kanë bërë një punë shumë të mirë. U munduam me të gjitha forcat në këtë ndeshje pasi ishte jetë-a-vdekje. Shpresoj të kualifikohemi dhe të tregojmë edhe më shumë”.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417