INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha do Ramën në Kuvend, ja si ia kthen deputeti i PS-së

Berisha do Ramën në Kuvend, ja si ia kthen deputeti i PS-së

Publikuar më: 18:44 04-12-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Berisha pyeti se ku ishte kryeministri, ndërkohë që Balla iu përgjigj me ironi se ai ishte në Bruksel duke bërë marrëveshje me kryedemokratin Lulzim Basha. Duhet të theksojmë faktin se dy liderët bënë një marrëveshje politike në 17 maj.
“Ai që mbahet për mizorik nuk është këtu, por nxin edhe me mosqenien këtu. Duhet të jetë këtu dhe të kërkojë falje Violeta Manushit për ato që i ka thënë, ku është?” tha Berisha. Ndërkohë Balla ia kthehu se: “Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje”.
Në seancën e sotme po diskutohet projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377