Nga "çadra e lirisë", siç ata vet e kanë quajtur, ish kryeministri Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit duke e krahasuar me ISIS-in se po shkatrronë qytetin bregdetarë me urdhër të Ramës.
Berisha shprehet se qyteti i Durrësit, po shkatrrohet si qyteti i Palmira.
“Unë ju them këtu se Gjushi është një mafioz që nxin 24 karat.
Ky mafioz lokal në atë zonë nuk do guxonte të priste qoftë edhe një degë peme pa urdhrin e këtij kryebanditi që rri këtu (i drejtohet godinës së kryeministrisë) dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit.
Këta po e shkatërrojnë Durrësin si ISIS, Palmirën”, tha Berisha.
Qyteti i Palmirës, si ishte dhe si është